Celebrities Gossip Showbiz

Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni vjen me markën e saj të kozmetikës!

Chiara Ferragni është pa dyshim një nga ikonat më të mëdha të modës. Blogerja e njohur italiane me paraqitjet e saj elegante ka arritur të bëhet një influencuese për shumë gra në mbarë botën dhe numëron mbi 25 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Chiara vazhdimisht është duke punuar për diçka të re. Tashmë, pas krijimit të markës së saj të modës, influencuesja e njohur njoftoi një tjetër hap të ri profesional.

Konkretisht, përmes llogarisë personale në Instagram, Chiara zbuloi për ndjekësit, krijimin e koleksionit të saj të parë të grimit. Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura ende, por të gjithë presim të zbulojmë të gjitha produktet që do të mbajnë firmën e Chiara Ferragni dhe jemi të sigurt që çdo krijim i saj do të shkëlqejë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë, se vogëlushja e Chiara-s dhe Fedez, Vittoria, prej disa ditësh kishte hasur disa probleme shëndetësore dhe si pasojë ka qëndruar e shtruar në spital. Vittoria u prek nga virusi i frymëmarrjes tek të porsalindurit, apo RSV. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari Fedez teksa shkroi se ky virus është shumë i përhapur dhe se prindërit duhet të qëndrojnë vigjilentë.

Rikujtojmë gjithashtu se çifti i njohur i showbiz-it tashmë do të vijnë me disa seri televizive në Prime Video. Dyshja e famshme nëpërmjet një postimi në Instagram bënë të ditur se reality-show i jetës së tyre, është më në fund gati. Chiara njoftoi se shfaqja e quajtur “The Ferragnez”, do të jetë gati në dhjetor të këtij viti në Amazon Prime. Ata kanë realizuar edhe trailerin e parë.