Celebrities Showbiz

Jo më “Keeping Up With The Kardashians”, Chiara Ferragni dhe Fedez sjellin një reality show mbi jetën e tyre!

Çifti i njohur i showbizit, Chiara Ferragni dhe Fedez duket se tashmë do të vijnë me disa seri televizive në Prime Video. Dyshja e famshme nëpërmjet një postimi në Instagram bënë të ditur se reality-show i jetës së tyre, është më në fund gati. Chiara njoftoi se shfaqja e quajtur “The Ferragnez”, do të jetë gati në dhjetor të këtij viti në Amazon Prime. Ata kanë realizuar edhe trailerin e parë. Fashionista bukuroshe shkruan krahas postimit:

Ne e bëmë vërtet. Familja ime dhe unë jemi krenarë të njoftojmë serialin e ri televiziv: “The Ferragnez”. Do të bëhet publik në dhjetor në Amazon Prime Video. Nuk mund t’ju them më shumë dhe mezi pres të jetë online. Jam e sigurt që do t’ju pëlqejë.

Amazon Prime Video ka njoftuar shfaqjen e re italiane “The Ferragnez-seriali”, i cili vë në fokus çiftin e ri më të famshëm në skenën bashkëkohore; Chiara Ferragni, sipërmarrëse dhe ikonë e modës me mbi 24 milionë ndjekës në Instagram, cilësuar nga Forbes si “Influencuasja më e fuqishëm e modës” në nivel global dhe Fedez, artist i shumëanshëm me mbi 60 rekorde platini dhe 12 milion ndjekës në Instagram.

Seriali prej 8 episodesh i prodhuar nga “Banijay Italia” për “Amazon Studios”, do të debutojë ekskluzivisht në Prime Video në 240 vende në të gjithë botën në dhjetor 2021. Çifti, i quajtur nga njerëzit në rrjet Ferragnez, ndiqet nga miliona ndjekës në Instagram, me të cilët ata ndajnë momentet më të rëndësishme në historinë e tyre.

Tani, falë dokumentarit të “Amazon Original, The Ferragnez-Seriali”, audienca dhe fansat do të kenë akses ekskluziv në prapaskenat e jetës së tyre të përditshme, duke zbuluar familjen e tyre siç nuk e kishin parë kurrë më parë, në historinë e një periudhe të veçantë dhe të jashtëzakonshme të jetës së tyre së bashku, midis fundit të vitit 2020 dhe muajve të parë të 2021, me shtatzëninë e dytë të Chiara-s, pjesëmarrjen e parë të Fedez në Sanremo dhe lindjen e fëmijës së dytë Vittoria, takimet me miqtë dhe familjen dhe angazhimet të punës.

Falë një pamje të veçantë dhe intime, seriali do të tregojë me delikatesë dhe ironi pasionet, gëzimet, lotët dhe ambiciet e një çifti të ri normal dhe të jashtëzakonshëm, të cilët do të hapen për publikun për të zbuluar veten e tyre dhe për të zbuluar aspekte intime dhe të pathëna ndonjëherë për veten dhe marrëdhënien e tyre, duke pranuar me guxim të zhvishen, të gërmojnë thellë dhe të hapin dyert e shtëpisë së tyre për spektatorët. Pranë tyre, përveç Leones së vogël, djalit të madh të çiftit, gjithashtu prindërve të tyre, motrave të Chiara-s, Valentina dhe Francesca me partnerët e tyre, gjyshen Luciana dhe shumë njerëz të tjerë të afërt, për të vizatuar një portret të madh të familjes. Çifti deklaroi:

Viti i fundit ka qenë plot emocione si në fushën profesionale të të dyve ashtu edhe për jetën tonë si familje.