Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani shtatzanë? Romeo Veshaj merr vesh se do të bëhet xhaxha në episodin e radhës në “Më lër të flas”?

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e kësaj jave dhe ka zbuluar edhe të ftuarën speciale, e cila do të jetë Bora Zemani. Ama duket se do të zbulohen shumë sekrete të bukura mbrëmjen e së shtunës, pasi me shumë emocione dhe lot në sy, nga pjesët e shkëputura kuptohet se Bora dhe Donaldi do të bëhen prindër së shpejti. Kjo pasi në një pjesë Romeo shprehet shumë i emocionuar dhe i habitur:

Do të bëhem xhaxha?

Donaldi kishte përgatitur të tjera plane për mbrëmjen e premierës.  Donaldi i propozoi për martesë Bora Zemanit dhe normalisht ajo tha “Po”. Një mbrëmje me shumë emocione  për çiftin, por edhe për të gjithë.