Botë e Çuditshme

Britaniku fiton shumën marramendëse në lotari dhe automatikisht bëhet më i pasur se Harry Styles!

Një person në Britaninë e Madhe raportohet të ketë fituar xhekpotin prej 109 milionë paundësh në lotarinë ‘EuroMillions’, në shortin që u hodh mbrëmjen e së premtes. Numrat fitues ishin 3, 25, 38, 43, 49, ndërsa numrat me fat 3 dhe 7. Fituesi i ka “goditur” në kokë të 7 numrat dhe firma e lotarisë ‘Camelot’ iu bën thirrje lojtarëve të kontrollojnë mirë biletat e tyre për të parë nëse janë ata fatlumët.

Ndonëse është një shumë e madhe, kjo nuk hyn në listën e 5 çmimeve më të mëdha të fituara në Britaninë e Madhe, ku rekordi shënohet në 2019, ku xhekpoti arriti 170 milion paund. Fituesi praktikisht është bërë papritur më i pasur se këngëtari Harry Styles. Harry renditet i 10-ti në listën e 50 të pasurve të rinj me një pasuri prej 75 milionë funte.

Andy Carter i Camelot, këshilltari i lartë i fituesve në Lotarinë Kombëtare, tha se:

Çfarë nate e mahnitshme për një mbajtës të vetëm biletash në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka fituar 170 milion paund. Lojtarët janë të nxitur të kontrollojnë biletat e tyre dhe të na telefonojnë nëse mendojnë se janë fituesi me fat. Falë lojtarëve të Lotarisë Kombëtare, mbi 1.2 miliardë paund janë shpërndarë deri më sot në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në trajtimin e ndikimit të koronavirusit.

Nëse mbajtësi i biletës ka ndonjë shqetësim se si ta shpenzojë pasurinë e tij të re, Carter ka disa këshilla të mençura:

Merrni kohën tuaj. Kur njerëzit fitojnë, befas nuk janë shpesh aq të shoqërueshëm sa mendojnë se do të jenë. Është një tronditje e madhe. Ndonjëherë mund të shqetësoheni për tronditjen, harroni të festoni. Në fakt fitimi i lotarisë është një gjë fantastike dhe e mahnitshme kështu që festojeni në çdo lloj mënyre.