Harry Styles dhe Zoe Kravitz thuhet se po hedhin hapa seriozë drejt martesës, ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdon të forcohet pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale.
Sipas revistës People, çifti ka nisur të diskutojë planet për të ardhmen dhe po përpiqet të harmonizojë kalendarët e ngarkuar, në mënyrë që të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.
Burimet bëjnë të ditur se Zoe pritet ta shoqërojë këngëtarin gjatë një pjese të turneut të tij, ndërsa Harry do të jetë pranë aktores edhe në disa prej projekteve të saj profesionale.
Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pasi dyshja u fotografua së fundmi gjatë një pikniku romantik në Hampstead Heath, në Londër. Ata u panë duke shijuar kohën së bashku larg syrit të publikut, në një atmosferë të qetë dhe të afërt.
Sipas raportimeve, Styles dhe Kravitz po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të një ceremonie intime, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.
Mes vendeve që po merren në konsideratë për dasmën përmenden Mbretëria e Bashkuar dhe New Orleans, megjithëse vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.
Lidhja e Harry Styles dhe Zoe Kravitz u bë publike gjatë verës së vitit 2025, ndërsa zërat për një fejesë nisën të qarkullonin në muajin prill të këtij viti. Megjithatë, deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht planet për martesë.