Celebrities Showbiz

Britney Spears do të bëhet sërish nënë?! Ja se çfarë ka thënë këngëtarja…

Britney Spears, tashmë po mendon të ketë një fëmijë tjetër vetëm disa ditë pasi gjykata dha vendimin përfundimtar mbi kujdestarinë e saj. Këngëtarja 39-vjeçare, e cila ka dy djem Jayden James 15 vjeç dhe Sean Preston 16 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, së fundmi ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë nënës së saj, e cila shkruan:

Po mendoj te kem një fëmijë tjetër! Pyes veten nëse kjo është një vajzë… ajo po qëndron në majë të gishtave të saj duke kërkuar diçka… kjo është e sigurt.

Spears ka thënë në gjykatë, në muajin qershor se ajo donte të martohej me të dashurin e saj Sam Asghari dhe do të donte të kishte një fëmijë me të. Britney aktualisht është e fejuar me Sam-in, me të cilin është në lidhje që nga viti 2017 pasi u takuan në xhirimet e një videoklipi. Për të siguruar që ajo të mos mbetej shtatzënë, Britney pretendoi se një pajisje kontraceptive intrauterine (IUD) ishte implantuar kundër vullnetit të saj. Ajo rrëfen se:

Kam një IUD brenda meje që më pengon të kem një fëmijë. Dua të shkoj te një mjek dhe ta nxjerr që të kem një fëmijë, por ata të gjykatës më thanë jo. Pra, në thelb, kjo kujdestari po më bën më shumë dëm sesa mirë. Unë e meritoj të kem një jetë.

Deri në shtator, gjykatësja Brenda Penny do të largonte babanë e Britney-t, Jamie Spears, si kujdestari zyrtar me 16 mijë dollarë në muaj, i cili ka pasur në kujdestari karrierën dhe jetën e vajzës së tij për 13 vitet e fundit. Pesë muaj më vonë, më 12 nëntor, gjykatësja Penny vendosi në favor të kërkesës së këngëtares për t’i dhënë fund, e cila nuk u kundërshtua nga asnjë nga palët e përfshira. Përpara vendimit, avokati i Britney-t, Mathew Rosengart i tha gjykatëses se këngëtarja kishte dëshmuar në mënyrë të përsëritur dhe deklaruar në dosjet gjyqësore se ajo do që t’i rikthehet jeta e saj dhe ajo dëshiron që kjo të përfundojë njëherë e mirë. Rosengart gjithashtu vuri në dukje se edhe babai i saj Jamie ishte shprehur nëpër deklarimet e tij se nuk kërkon asnjë dëmshpërblim apo kompesim të mëtejshëm dhe madje shfaqet i gatshëm për të hequr dorë sa më shpejt të jetë e mundur e të mbyllë këtë kapitull. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, shkruhet se:

Kjo kujdestari duhet të përfundojë. Tani. Nuk ka arsye për asnjë sekondë më shumë vonesë. Jam i gatshëm të mos kem asnjë rezervë për këtë përjashtim.

Rikujtojmë se, për martesën e Britney Spears me Sam Asghari, ylli i popit po kërkon ndihmën e një ikone të modës për të dizajnuar fustanin e saj. Një lajm i bukur ky, të cilin këngëtarja zgjodhi që ta bënte vetë të ditur në rrjetin e saj social Instagram.