Celebrities Film & Tv

Britney Spears ka dy fjalë për të thënë në lidhje me dokumentarin “Controlling Britney Spears”!

Britney Spears pretendon se shumë nga dokumentarët e rinj në lidhje me të dhe jetën e saj, nuk janë aspak të vërtetë. Ajo është shprehur se shumë nga ajo që është shfaqur në dokumentarin e ‘New York Times’ me titull “Controlling Britney Spears” nuk është e vërtetë.

Por këngëtarja 39-vjeçare nuk sqaroi se cilat pjesë nga dokumentari ishin të rreme apo të pavërteta. Dokumentari është publikuar ditën e premte dhe për këtë ajo është shprehur se:

Realisht, është vërtet çmenduri … Unë pashë pak dokumentarin e fundit dhe më vjen keq t’ju informoj, por shumë nga ato që dëgjuat nuk janë të vërteta !!!

Sidoqoftë, Spears vuri në dukje se ajo nuk ishte fare e entuziazmuar me mënyrën se si u portretizua, të paktën vizualisht në atë dokumentar, duke shkruar në mënyrë sarkastike dhe me një lloj ironie fjalët:

wow ata përdorën pamjet më të bukura të mijat në botë.

Pas reagimit të këngëtares erdhi edhe reagimi i të fejuarit të saj në lidhje me dokumentarin “Britney vs Spears”. Ai zgjodhi që të reagonte nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram në InstaSotry. Sam Asghari është shprehur më shumë në lidhje edhe me dokumentaët pasardhës të cilët lanë një shije shumë të keqe jo vetëm për këngëtaren por edhe për të. Në postimin e tij ai ka shkruar se:

Mesa duket mendimi im ka pasur vlerë ditët e fundit. Dokumentarët e kaluar kanë lënë një shije shumë të keqe. Shpresoj që ky kësaj rradhe të jetë më i respektueshëm. Unë nuk i vë faj CNN, BBC apo Netflix që i transmetojnë ato, pasi duke qenë një aktor edhe unë i përcjell historitë e njerëzve të tjerë gjithashtu. Unë vë në dyshim producentët që i krijuan ato vetëm për të hedhur dritë, pa kontribut ose miratim nga subjekti. Çdo meritë e daljes në dritë të detajeve, duhet t’i shkojë lëvizjes #FreeBritney.