Celebrities Film & Tv Showbiz

I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari ka diçka për të thënë mbi dokumentarin e ri të “Netflix”!

Platforma e famshme ”Netflix” ka paralajmëruar një dokumentar, fokusi i të cilit do të jetë mbi jetën e këngëtares së famshme amerikane, Britney Spears. Dokumentari mban titullin “Britney vs Spears” dhe kryesisht do të trajtojë bujën e madhe të këngëtares në lidhje me kujdestarinë ligjore nga i ati i saj. Megjithatë “Page Six” ka bërë me dije se Britney Spears nuk e mbështet dokumentarin e ri mbi jetën e saj.

”Netflix” publikoi disa sekonda nga projekti në fjalë i cili është nën regjinë e Erin Lee Carri. Dokumentarit “Britney vs Spears” i është dashur një vit deri në realizimin final, ndërkaq akoma nuk është bërë e ditur data e premierës së tij. Së fundmi ka reaguar dhe i fejuari i Britney Spears, Sam Asghari mbi dokumentarin e ri duke u shprehur se dokumentarët paraardhës lanë një shije të keqe. Në një Instastory Sam ka shkruar:

Mesa duket mendimi im ka pasur vlerë ditët e fundit. Dokumntarët e kaluar ka lënë një shije shumë të keqe. Shpresoj që ky kësaj rradhe të jetë më i respektueshëm. Unë nuk i vë faj CNN, BBC apo Netflix që i transmetojnë ato, pasi duke qenë një aktor edhe unë i përcjell historitë e njerëzve të tjerë gjithashtu. Unë vë në dyshim producentët që i krijuan ato vetëm për të hedhur dritë, pa kontribut ose miratim nga subjekti. Çdo meritë e daljes në dritë të detajeve, duhet t’i shkojë lëvizjes #FreeBritney.

Rikujtojmë se, një ish-anëtar i ekipit të sigurisë së këngëtares së pop-it, Britney Spears pretendon se ka mbajtur fshehurazi një kopje të një regjistrimi audio “jashtëzakonisht të ndjeshëm” të yllit të muzikës që punëdhënësi i tij donte të fshihej medoemos. Ish-punonjësi i “Black Box Security” po pretendon në një dokumentar të ri se ylli i popit ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë kujdestarisë së saj, duke përfshirë monitorimin e të gjitha komunikimeve në telefonin e saj dhe vendosjen e një regjistruesi audio në dhomën e saj të gjumit.