Celebrities Gossip

Caitlyn Jenner veçon njërën nga dy vajzat e saj! Ja kë do më shumë

Caitlyn Jenner zbulon arsyen pse është më e afërt me vajzën e saj të vogël Kylie Jenner, duke zbuluar se kalon shumë më shumë kohë me të sesa me vajzën e madhe Kendall.

Ish-ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Caitlyn Jenner, 71 vjeç, ka folur hapur lidhur me marrëdhënien me fëmijët e saj, pasi kaluan një kohë të vështirë dy vite më parë.

Pavarësisht se Caitlyn bëri hapa për të rregulluar marrëdhëniet me fëmijët e saj, ajo ka zbuluar se gjërat janë pak më të lehta me fëmijën e saj më të vogël Kylie, 23 vjeçe.

Duke folur në podcastin e saj, ajo tha: “Kendall dhe unë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ne të dyja kishim të njëjtin qëndrim ndaj jetës dhe shkonim shumë mirë, por Kendall nuk e bën atë. Kylie, ju e dini, unë darkova mbrëmë në shtëpinë e Kylie.”

Gjithashtu ajo tregon se Kylie hapet më shumë me të për jetën private, ato kalojnë shumë kohë së bashku për orë të tëra duke bashkëbiseduar dhe duke ndarë sekretet.