Gossip

Capital T dhe Ardian Bujupi ‘thumbojnë’ sërish njëri-tjetrin online

Në një intervistë të dhënë së fundmi ylli i muzikës Capital T u pyet për këngën “Andiamo” ku ka bashkëpunuar me artisitin Ardian Bujupi e cila që pas publikimit menjëherë u bë pjesë e klasifikimit të The Top List. Ai u shpreh se Bujupi nuk është shumë mirënjohës për suksesin që pati bashkëpunimi  i tyre. Ndër të tjera Capital T përmendi se ka qenë Bujupi ai i cili i ka bërë propozimin për realizimin e këtij projekti. Por, mesa duket kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Ardiani, i cili menjëherë ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram , ku i ka kërkuar reperit të mos flasë “pas shpine” dhe diksutimin mbi sukseset dhe meritat në këngë, duhet t’i bëjnë live.

Sakaq, nuk ka munguar as reagimi nga ana e Capital T. Sipas këtij të fundit, fjalët e thëna në intervistë nuk janë pas shpine, pasi mund t’i dëgjojë i gjithë publiku, megjithatë ai është i hapur për çdo sqarim. Kujtojmë se në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, artisti shumë i dashur i publikut “sulmoi” Ardianin në një lojë në ‘paintball’, duke e zgjedhur si artisti që ka marrë shumë famë nga një këngë me të. Capital T e vlerësoi Ardianin si artist, punëtor dhe djalë shumë të mirë.

Së fundmi, ka ardhur një tjetër deklaratë mbi deklaratë, kësaj rradhe nga Ardiani, i cili thotë se reperi nuk ja ka shprehur kurrë këto gjëra përballë dhe nuk e kupton planin e tij, megjithatë do ta sqarojnë sonte “live”. Ende nuk e dimë nëse do të kemi një video live të tij në Instagram, megjithatë fansat e zjarrtë të tyre presin që ky konflikt të marrë fund dhe të ketë paqe mes reperave.