Gossip Showbiz

Adrola Dushi dhe Capital T në pushime së bashku? Nuk ndalojnë flirtimet mes tyre!

Reperi i njohur Capital T dhe modelja Adrola Dushi po tërheqin vëmendjen e ndjekësve të tyre me postimet e fundit në rrjetet sociale, duke ngjallur spekulime për një mundshme lidhje mes tyre.

Dyshja po shijon pushimet jashtë vendit, dhe imazhet që ndajnë po bëhen temë diskutimi ndërmjet fansave.

Së fundmi, Adrola ka shpërndarë dy fotografi të ngjashme me ato të Capital T, duke i bërë ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë një periudhë të lumtur së bashku. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ende asgjë publikisht, duke lënë hapësirë për dyshime.

Reperi, i njohur për hitin “Karma”, ka komentuar në një postim të Adrolës, duke i thënë:

Pse po kopjon?

– duke forcuar kështu aludimet se mund të jenë më shumë se miq.

Për momentin, nuk dihet nëse dyshja janë një çift apo thjesht miq të ngushtë, por ajo që është e sigurt është se ata po shijojnë së bashku momentet më të bukura, kudo që ndodhen.