Celebrities Showbiz

Cardi B emocionon me fjalët për fëmijët e saj!

Cardi B dhe Offset njoftuan ditën e djelë se do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e dha vetë reperja teksa zbuloi barkun e rrumbullakosur gjatë paraqitjes së saj në “BET Awards” duke konfirmuar kështu se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së dytë.

Ajo u ngjit në skenë me një veshje që ekspozonte barkun e rrumbullakosur. Reperja ndau një postim në rrjetet sociale pas performancës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin:

#2.

Reperja ka postuar mbrëmjen e djeshme disa foto të tjera nga shtatzënia për të falenderuar gjithë njerëzit për urimet dhe për të treguar se si ndihet në këto momente. Në njërën prej fotove ajo shfaqet topless, teksa pozon përkrah bashkëshortit Offset.

Dëgjuam njëri-tjetrin, komunikuam, u lutëm dhe më pas Zoti na bekoi ne dhe familjen tonë me një tjetër bekim të vogël. Shtëpia jonë duket shumë e lumtur dhe e gjallë, por ne jemi gati dhe shumë të lumtur. Faleminderit shumë të gjithë për urimet!

Gjithashtu ajo ka postuar një tjetër foto me vajzën e saj, Kulture, që shihet duke i vendosur dorën mbi barkun e rrumbullakosur. Ajo shprehet se dy bebushët e saj do duhen dhe do zihen shumë duke qenë se kanë 3 vite diferencë, njësoj sa ka dhe ajo me motrën e saj. Nga ana tjetër reperja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit që po pret.

E di se këta të dy do e duan shumë njëri-tjetrin dhe do të zihen shumë duke qenë se kanë 3 vite diferencë, njësoj si unë dhe Henny. Por diçka është e sigurt, se do i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit si askush tjetër.