Celebrities Showbiz

Çfarë emocioni! Gashi na bën të gjithëve krenarë me këtë gjest

Së fundmi reperi Gashi, i cili po vazhdon karrierën e tij në Amerikë ka bërë një gjest që na i ka bërë zemrat mal.

Në një video të postuar nga vetë reperi, ai shfaqet duke mësuar një grup amerikanësh vallen tradicionale shqiptare. Me një këngë të huaj në sfond, Gashi dhe një grup të rinjsh kërcejnë nën hapat dhe lëvizjet e valles shqiptare.

 

Teksa, kujtojmë se reperi Gashi ka në repertorin e tij këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarisht, si French Montana, Dj Snake, Pink.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore “RCA Records”. Kjo studio muzikore është në pronësi të “Sony Music Entertainment”, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.