A je bre normal? - News Celebrities Music

“Kishte kontakte me mediat, shkruanin keq për mua”/Gashi: Dikush në Kosovë e ka parë sa i suksesshëm po bëhem dhe…

“A je bre normal” nga Meriton Mjekiqi, erdhi këtë episod me një të ftuar shumë special, një artist shqiptar shumë i suksesshëm e me famë ndërkombëtare, Gashi. Ai ka rrëfyer më shumë mbi karrierën, label-in e tij, bashkëpunimet me emrat e njohur, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna më parë…

Gashi foli pak dhe për artistët që ka në kontratë në label-in e tij:

Kam dashur të nënshkruaj me artisten e parë shqiptare nga Londra, Qëndresa. Muzika e saj është shumë e mirë. Por nuk kam mundur për shkak të pandemisë. Dhe nuk i dihet se çfarë ndodh tani. Dhe së fundmi kam nënshkruar me një astist të ri, është reperi im më i preferuar. Quhet Jimmy Banks, është nga Brooklyn, dhe është reperi më i mirë që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time. Bën atë muzikë që unë dëgjoj, sepse më pëlqen ajo muzikë.

Sa i përket ndihmës që dëshiron t’u japë artistëve të rinj shqiptarë, Gashi u shpreh:

Dua të gjej talente të reja në Kosovë, dua të gjej dikë që nuk ka mundësi. Nëse një person është nga Amerika, ka mundësi. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj njerëzit.

Artisti ndau me publikun dhe një detaj ekskluziv:

Nuk do them emra, por dikush në Kosovë e ka parë që unë jam më i miri. Unë jam artisti më i madh shqiptar, po tregohem realist. Ai e ka parë se sa i suksesshëm po bëhem, shkoi në Kosovë dhe shkruanin keq për mua. Më pyesnin mami dhe babi se përse po shkruajnë kështu për ty? Por unë nuk i lexoj, sepse këtu në Amerikë shkruajnë gjëra të mira për mua. Dikush në Kosovë donte të më shkatërronte, dikush që ka kontakte me mediat. Por nuk mundet.