A je bre normal? - News Celebrities Music

“Dua të jetë falas, si do e çosh vendin tënd përpara nëse…”/Gashi së shpejti me një koncert në Kosovë?!

“A je bre normal” nga Meriton Mjekiqi, erdhi këtë episod me një të ftuar shumë special, një artist shqiptar shumë i suksesshëm e me famë ndërkombëtare, Gashi. Ai ka rrëfyer më shumë mbi karrierën, label-in e tij, bashkëpunimet me emrat e njohur, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna më parë…

A do bëje një koncert në Shqipëri?

Unë kurrë nuk kam bërë shfaqje në Shqipëri. Dua të bëj një festival timin dhe gjithmonë kam pasur këtë idenë e të bërit një festival që titullohet “Shqipe We Made It”. Dhe dua që të jetë falas. Mund të paguash për pijet, por koncerti do të jetë falas. Hajde brenda, shijo shfaqjen. Pse duhet të paguajë dikush nga vendi yt aq shumë? Si të shkosh në Kosovë e t’iu marrësh para? Unë dua të bëj një koncert dhe dua të jetë falas, dua të thërras miqtë mi që janë të famshëm në Amerikë dhe t’i çojë atje. Kështu duhet të jetë për njerëzit tanë. Ne po harrojmë që kemi pasur luftë, kur ke luftë shkon pas 20 vite. Të shkatërrohet jeta. Kur shkon në luftë, ajo që ndodh është se e kthen vendin 20 vite prapa. Tani ti do të ecësh përpara.

Si po e çon vendin përpara, nëse po kërkon aq shumë para për një biletë? Vendi ka kaluar përmes shumë sakrificave. Përveç kësaj, nëse po bën një festival në Kosovë, jepu njerëzve punë në Kosovë dhe bëji të punojnë atje. Mos shko diku tjetër e sjell njerëz nga jashtë për të bërë një punë të mallkuar. Nuk ka logjikë. I dua të gjithë, nuk kam asnjë problem. Por e vërteta është e vërteta. Nëse nuk do të bësh diçka për të ndihmuar komunitetin tënd… Askush nuk e çan kokën për paratë e tua. Bëj një festival, ktheju njerëzve paratë e tyre. Dhe ndalo me këto budallallëqe sepse jemi lodhur. Nëse do t’u japësh njerëzve diçka, bëje. Nëse do të bësh diçka për Kosovën dhe për njerëzit, bëj një koncert falas, shiti pijet që të fitosh paratë. Nuk ka të bëjë me paratë e mallkuara. Mos shko atje vetëm për t’u mburrur, shko për të ndihmuar.