Health & Beauty

Çfarë gaboni në përditshmëri që po ju shkakton akne dhe irritim në fytyrë?

Procesi i trajtimit të irritimeve të fytyrës është shumë i ndërlikuar. Për shkak se ka aq shumë faktorë që luajnë në “shpërthimet” e fytyrës tuaj, arritja e lëkurës së pastër njëherë e përgjithmonë është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Vetëm kur mendoni se keni gjetur një rutinë të kujdesit të lëkurës që funksionon për ju, shfaqet një lloj i ri i problemi. Ndoshta keni akne të përsëritura që shfaqen vazhdimisht në të njëjtin vend.

Cilido qoftë problemi aktual me të cilin po përballet fytytra juaj, nëse jeni në kërkim të lëkurës së pastër, por kjo nuk ndodh pasi keni shumë ‘defekte’, ka shumë mundësi që diçka në rutinën tuaj të përditshme të kontribuojë për këtë. Pra, nëse kohët e fundit jeni gjendur duke i bërtitur vetes “pse po më ndodh kjo ?!” në pasqyrë, mund të kemi disa përgjigje për ju.

Maska po ju shkakton akne

Nëse keni vënë re më shumë akne në mjekër, në nofullë dhe në faqe kjo vjen si rezultat i maskës. E gjithë djersa, yndyra, bakteret dhe lagështia e bllokuar nën mbulesën e fytyrës tuaj mund të krijojnë terrenin e përsosur të krijimit të shpërthimeve.

CDC rekomandon të vendosni maska për fytyrën, prandaj merrni parasysh ndërrimin me një maskë me një copë që e bën fytyrën tuaj të marrë frymë lirisht. Dhe nëse nuk po lani fytyrën dhe maskën tuaj dy herë pas çdo përdorimi, po bëni gabim. Mos harroni të gjithë atë yndyrë dhe bakteret e bllokuara midis fytyrës dhe maskës tuaj. Dhe së fundmi, përpiquni të anashkaloni tualetin. Meqenëse jeni duke mbuluar fytyrën tuaj me maskë, nuk do të keni nevojë të vendosni shumë make-up nën të që mund të shkaktojë poret e bllokuara.

Ju nuk po lani fytyrën dhe jastëkun sa duhet

Gjatë ditës, papastërtitë, yndyra dhe make-up grumbullohen në lëkurë. Nëse nuk lani fytyrën para se të flini, të gjitha ato papastërti kalojnë në jastëkun tuaj, i cili do ta kalojë përsëri në fytyrën tuaj. Dermatologu i certifikuar, Joshua Zeichner, thotë se ekspozimi afatgjatë i lëkurës suaj ndaj këtij lloji të papastërtisë, së bashku me fërkimin e fytyrës me jastëkun, mund të nxisin inflamacion dhe shpërthime të akneve. Por kjo nuk është e gjitha! Një fytyrë me yndyrë mund të jetë një terren i lehtë për bakteret që mund të infektojnë lëkurën nëse ka zona të hapura – një nga shkaqet e shumta të akneve.

Lani jastëkët çdo disa natë. Dhe nëse nuk e keni bërë ende, përdorni një jastëk saten ose mëndafshi për të zvogëluar fërkimet (flokët tuaj do t’ju falënderojnë gjithashtu).

Mungesa e gjumit

Dr. Zeichner shpjegon:

Gjumi është një kohë pushimi dhe riparimi ku nivelet e kortizolit ulen. Gjumi i pamjaftueshëm do të thotë që trupi ynë është i ekspozuar ndaj niveleve të vazhdueshme të larta të kortizolit, i cili mund të shkaktojë shpërthime. Ngjashëm me atë që ndodh gjatë momenteve stresuese, hormonet që çlirojnë kortizol mund të lidhen në gjëndrat tuaja yndyrore, të cilat i shtojnë ato dhe shkaktojnë puçrra.

Jeta stresuese po ju shkakton poret e bllokuara

Stresi shkakton akne dhe aknet ju sjellin më shumë stres. Kur jeni nën presion, lëkura juaj prodhon hormone të stresit, duke përfshirë kortizol, që mund të stimulojë gjëndrat tuaja të yndyrës shpjegon Dr. Downie. Kjo më pas rrit prodhimin tuaj të yndyrës, bllokon poret dhe mund të çojë në akne.

Ushtrohuni rregullisht, meditoni dhe merrni kohë jashtë orarit tuaj të punës për t’u përqëndruar te vetja juaj. Të gjitha këto gjëra do t’ju ndihmojnë të çlironi stresin, në mënyrë që trupi juaj të mos vazhdojë të lëshojë hormone që përpiqen të dëmtojnë lëkurën tuaj.

Dieta juaj mund të jetë duke ju shkaktuar acarime

Sipas dietologes Dr. Downie, domatet dhe specat, dy përbërës të zakonshëm në ushqimet pikante, përmbajnë likopen acid – një irritues i zakonshëm që mund të heqë nivelet e pH të lëkurës dhe të shkaktojë acarime rreth gojës. Por nuk janë vetëm ushqimet pikante ato që shkaktojnë aknet. Disa njerëz kanë alergji ndaj qumështit, glutenit ose llojeve të tjera të ushqimeve. Se si dieta ndikon në lëkurë është plotësisht e varur nga personi.
Bisedoni me dermatologun tuaj për të parë nëse ushqimi është burimi i problemit tuaj ose nëse diçka më serioze po ndodh në organizmin tuaj.