Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë gjesti romantik! Sarah dhe PM bëjnë veprimin që na vërtetoi dhe një herë sa shumë duhen…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin. Siç kanë bërë dhe së fundmi teksa kanë treguar me anë të një Instastory se të dy bashkë kanë marrë një varëse të të njëjtit model.

Epo, gjeste kaq romantike duam të shohim gjithmonë!

E pyetur para pak javësh në ‘Pardon My French’ se si po shkon lidhja në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh, blogerja nuk na e kurseu një përgjigje.

Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur P nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qelluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri.