Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Çfarë këshille do t’i jepte Sara Hoxha personazheve publikë që do të merrnin pjesë në “DWTS 2”?

E ftuar në emisionin “Pardon My French” sot ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…

Sa i përket votimeve dhe ‘fushatës’ së fitores në DWTS si ndikoi tek ty?

Unë nuk e di, personalisht nuk jam marrë shumë vetë në atë sensin që të bëj shumë fushatë. Kemi bërë në Instagram-in tim Story me Luixhinon dy-tre gjëra të vogla, por më shumë është marrë Ledri, të gjithë fisi im. I falenderoj shumë.

Bukuroshja shtoi gjithashtu se:

Ditët e fundit ishin të tmerrshme, nga 3 kërcime plus pak më ndryshe, pastaj ai presioni se finalja. Ishte një eksperiencë që unë do të doja shumë që ta kisha akoma para meje për ta bërë.

Çfarë këshille do t’i jepte Sara personazheve publikë që do të merrnin pjesë në “DWTS 2”?

Do i thoja çdo njeriu që thjesht ta shijojë, sidomos nga fundi duke u marrë me këto llafet, jo çfarë po bëhet, kush do ta marrë, jo kjo koreografi pse është bërë kështu etj. Të ndikon pak dhe ti nuk e shijon ashtu siç duhet. Unë tani që ka përfunduar çdo gjë mendoj që do të doja ta ribëja edhe njëherë vetëm dhe vetëm për qejf dhe mos ta mendoja fare. Mua më thoshte Ledri: “Edhe nëse nuk e fiton mos u mërzit.” Unë që i thoja ‘çfarë?!’ Bëhesh deri diku paranoike dhe ishte e kotë. Mbase unë flas edhe kështu se e fitova (qesh) por që edhe po mos ta fitoja, eksperienca mbetet, të gjithë gjërat që unë kam kaluar.