Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi? Egla Ceno pëson një incident, përfundon në spital! (FOTO)

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Mbrëmjen e djeshme para se të niste transmetimi i Post “BBV3”, fituesja e këtij edicioni Egla Ceno ka pësuar një incident, ku është rrëzuar nga shkallët. Ama kjo nuk e ndaloi Eglën të ishte pjesë e Postit edhe kjo gjë u përmend në mbrëmjen e djeshme, ku Egla më pas u shoqërua në spital për të bërë kontrollet e duhura mjekësore dhe mësohet se nuk ka diçka serioze.

Mbrëmjen e djeshme gjatë Post BBV3 janë diskutuar situata të ndryshme gjatë gjithë këtij edicioni. Egla Ceno ka shprehur fjalët e para për emocionet dhe ndjesitë që përjetoj pas fitores së madhe ama një koment nga Mertioni nuk mund të mungonte.