Celebrities Gossip Showbiz

“Mbretin e bëjnë oborrtarët!” Egla Ceno ‘shpërthen’ për finalen e Big Brother VIP Albania dhe zgjedh hapur fituesin!

Teksa finalja e madhe e Big Brother VIP Albania po afron, debatet janë ndezur jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Në mesin e zërave më të fortë është edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno, e cila ka ndarë publikisht analizën e saj për garën aktuale.

Përmes një Instastory në Instagram, aktorja përdori një metaforë të fortë që ka bërë xhiron e rrjetit:

Mbretin e bëjnë oborrtarët

Sipas Egla Ceno, java e fundit e spektaklit ka zbuluar qartë rolet reale të finalistëve dhe mënyrën se si ata pozicionohen në raport me njëri-tjetrin.

Ajo la të kuptohet se disa prej banorëve kanë zgjedhur të ndjekin lojën e dikujt tjetër, në vend që të ndërtojnë një identitet të fortë individual.

Egla nuk e fshehu edhe një zhgënjim personal, duke treguar se në fillim kishte dëshiruar që këtë sezon ta fitonte një vajzë.

Megjithatë, sipas saj, kandidatja që ajo kishte mbështetur nuk ka arritur të mbajë një qëndrim të fortë, duke rënë, siç u shpreh ajo, në sjellje “oborrtare”.

Në analizën e saj, Egla Ceno u ndal veçanërisht tek dy nga emrat më të komentuar të finales: Miri dhe Selina.

Sipas saj, diferenca mes tyre është e dukshme. Ajo e sheh Miri si figurën qendrore të lojës, një banor që perceptohet si lider nga të tjerët dhe që, sipas saj, sillet si një fitues i denjë.

Në përmbyllje, aktorja nuk kurseu as ironinë për finalistët e tjerë, duke i cilësuar si “vasalë të mbretit” dhe duke dhënë një mesazh të prerë për dinamikat e lojës.

Deklarata e Egla Ceno ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, duke shtuar edhe më shumë tensionin përpara finales së madhe të Big Brother VIP Albania.