Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Dafina Zeqiri ndihet bosh dhe portalet kanë përhapur lajmin se është ndarë nga Dj Geek!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Por, ashtu si duhet marrëdhënia mes tyre ka patur mjaft ulje-ngritje ku madje në një periudhë çifti deklaroi dhe ndarjen, e në portale po përflitet se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies. Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafi ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhet ‘Bosh’.

Gjithë këto kanë ngritur dyshimet se mes çiftit mund të ketë ndodhur diçka megjithatë, çdo dyshim mbetet në kuadrin e dyshimeve për sa kohë që nuk është pranuar nga dyshja.

Zënkat mes çiftit kanë ‘sjellë në jetë’ një projekt që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe është pikërisht kënga ‘Një herë në jetë’. Këtë e ka zbuluar vetë artistja në një intervistë të dhënë së fundmi në Kosovë.

Edhe nëse është e vërtetë urojmë që të mos ketë diçka serioze…