Celebrities Gossip Showbiz

“Me të a ke shkuar?” Kjo këngë e Dafinës që ka prekur zemrat e të gjithëve është dedikim për Dj Geek!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Por, ashtu si duhet marrëdhënia mes tyre ka patur mjaft ulje-ngritje ku madje në një periudhë çifti deklaroi dhe ndarjen, e kjo duket se ka ‘sjellur në jetë’ një projekt që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe është pikërisht kënga ‘Një herë në jetë’. Këtë e ka zbuluar vetë artistja në një intervistë të dhënë së fundmi në Kosovë.

@shqipforyou

Dafina Zeqiri – Nje here ne jete (Live At Oxygen Show) #dafinazeqiri #dafinators #oxygenshow #besimdina #gurbeti #djgeek #fyp #foryou

♬ original sound – shqipforyou

Vetëm disa javë më parë, Dafi na ka zbuluar se do të publikojë një album duke na zbuluar kështu dhe titullin që do të mbajë. E duket se koha e publikimit ka ardhur, pasi bukuroshja ka treguar se do të sjellë shumë shpejtë këngën e parë të albumit duke na zbuluar dhe pak më shumë nga videoklipi.