Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë problemi të përbashkët kanë pasur Armaldo Kllogjeri dhe Sara Hoxha në premierën e filmit?

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.

Përveç Sara Hoxhës, e cila kaloi në tapetin e kuq vetëm pa partnerin e saj, Ledri Vulën, mungesa e të cilit mori shumë vëmendjen e të gjithëve edhe shumë VIP-a u shfaqën pa partnerët e tyre. Ndër ta ka qenë edhe Armaldo Kllogjeri, i cili në mungesë të bashkëshortes së tij ishte shoqëruar me balerirën profesioniste të “DWTS”. Për këtë Armaldo ka bërë një postim në Instagram, ku ka etiketuar edhe Sarën.

U bë çështje pse unë kisha shkuar pa gruan në premierën e filmit, por kur pash që për këtë çështje kisha bashkëvuajtëse, u qetësova. Kur vjen, pse erdhi. Kur nuk vjen, pse nuk erdhi