Celebrities Gossip Showbiz

“Çfarë të thotë gjyshja për fotot me barkun jashtë?” Ja si përgjigjet Dojna Mema!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Së fundmi, moderatorja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku iu ka kërkuar ndjekësve të ndihen të lirë të pyesin për çdo gjë. Një prej tyre ka pyetur bukuroshen se si reagon gjyshja e saj, e cila është shumë e njohur për publikon nga video-t ‘funny’ që prezantuesja poston me të, kur poston foto duke treguar barkun e saj.

Nuk është supersticioze dhe i duket gjëja më e bukur në botë. Çdo grua e jeton shtatzëninë si dëshiron dhe nuk ka formulë për sa shumë e nxjerr apo nuk e nxjerr barkun.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja nuk ngurron të tregojë edhe pjesë nga përditshmëria e saj apo gjëra që e ‘shqetësojnë’ duke u treguar kështu shumë e sinqertë siç tanimë jemi mësuar me të. Vetëm para pak ditësh me anë të një fotografie të sajën, bukuroshja na tregoi dilemën e saj të fundit.

Vetëm pak ditë më parë, prezantuesja ka postuar një sërë fotosh me një veshje të ngushtë ku dukshëm mund të shihet barku i saj i rrumbullakosur. Fotot i ka shoqëruar me shkrimin “më godit edhe një herë bebush”, dhe duket se Dojna po i shijon shumë goditjet e bebit të saj.