Showbiz

Chiara Ferragni bëhet nënë për herë të dytë, ja emri dhe portreti i vogëlushes

Blogerja dhe sipërmarrësja më e famshme italiane Chiara Ferragni ka sjellë në jetën foshnjen e saj duke bërë që ajo dhe bashkëshorti, Fedez të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja njoftuan pritjen e ëmbël në tetor të vitit të kaluar përmes një fotoje shumë të ëmbël.

Këtë lajm kaq të bukur e ka konfirmuar vetë bukuroshja italiane përmes një postimi në Instagram. Chiara nuk është treguar aspak fanatike duke zbuluar për të gjithë botën portetin e vajzës së tyre e cila quhet Vittoria.

Kujtojmë se çifti i famshëm janë edhe prindër të një djali mjaft çapkën të quajtur Leone. Vogëlushi ka ardhur në jetë në vitin 2018-të dhe tashmë sapo ka marrë përsipër detyrën e rëndësishme të vëllait të madh.