Celebrities

Chrissy dhe John Legend nuk lënë rast pa na dëshmuar dashurinë e tyre “magjike”!

Dyshja e bukur Chrissy Teigen dhe John Legend ishin të ftuar ditën e djeshme në eventin e 74 të ‘Tony Awards’ i cili u mbajt në zemër të Manhattan-it këtë vit. Ndërkohë që ata zbukuruan tapetin e kuq me paraqitjen e tyre së bashku në teatrin e Winter Garden-it. Fituesi 12 herë i ‘Grammy’-s i dhuroi një puthje shumë të ëmbël bashkëshortes së tij. Kjo puthje arriti që të ngrohte zemrat e të gjithëve pasi ishte me të vërtetë shumë e bukur dhe e papritur.

Legend kishte zgjedhur që të vishte një kostum të thjeshtë të zi ndërkohë që Teigen i mahniti të gjithë me fustanin e saj në ngjyrë argjendi me shumë shkëlqim dhe me një dekolte shumë të hapur. Çmimet Tony njohin përsosmërinë në teatrin e drejtpërdrejtë të ‘Broadway’, pasi ato prezantohen nga ‘American Theatre Wing’ dhe ‘The Broadway League’ në një ceremoni vjetore në Midtown Manhattan.

Në eventin ku ishin të ftuar, Legend performoi ‘Ain’t Too Proud’ i veshur me një kostum rozë ndërkohë që i binte dhe pianos gjatë kohës që këndonte.

Kujtojmë se Chrissy Teigen pësoi një abort në shtator të vitit të kaluar, duke humbur fëmijën e saj të tretë, të cilin e quajti Jack. Ish-modelja më pas u anulua nga përdoruesit e Twitter pasi pretendimet për ngacmim kibernetik u rishfaqën nga e kaluara e saj, përfshirë një postim tronditës në të cilin ajo i tha një 16-vjeçareje të quajtur Courtney Stodden, që të vriste veten.

Por gjatë gjithë kësaj, John Legend ka qenë pranë saj duke treguar mbështetjen e tij të palëkundur, për të cilën miqtë thonë se ajo është përjetësisht mirënjohëse për të. Një mike e saj është shprehur për mediat e huaja lidhur me Chrissy.

Chrissy e di që bëri gabim, por ajo ka qenë në nivelin e saj më të ulët. E vetmja pozitive që ajo merr është të ketë John si burrin e saj. Mbështetja e tij ka qenë e palëkundur dhe ai me të vërtetë e ka ndihmuar atë në ditët e errëta, për të cilat ajo është përjetësisht mirënjohëse.