Celebrities Gossip Showbiz

Çifti i njohur i showbiz-it e thotë troç: “U martuam sepse u mërzitëm”!

Së fundmi aktorja e njohur Aubrey Plaza ka ndarë për të gjithë momentin kur vendosi t’i jepte fund beqarisë. Aktorja 37-vjeçare u martua me regjisorin Jeff Baena, 44 vjeç, në fillim të këtij viti, por lajmin e ndau me ndjekësit disa muaj më vonë teksa iu referua regjisorit si burri i saj. Aubrey ka zbuluar se ajo dhe Jeff, të cilët kanë qenë bashkë që nga viti 2011, vendosën të martoheshin teksa ndodheshin në shtëpinë e tyre në izolim.

Aktorja shpjegoi se si një shaka për 10 vjetorin e tyre bëri që të martoheshin gjatë karantinës. Unë thjesht thashë: “Hej, është përvjetori ynë i 10-të, duhet të bëjmë diçka të veçantë” dhe bëra shaka për martesën ndërsa ai tha: “Epo, ndoshta nuk mund të martoheshim kaq shpejt”.

Aubrey kërkoi në Google për të parë se sa shpejt mund ta çonin marrëdhënien e tyre në nivelin tjetër, ku ajo gjeti 1hourmarriage.com, një faqe interneti që ndihmon çiftet të marrin licencat e martesës dhe të martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

U mërzitëm pak një natë dhe u martuam.

Plaza tha se ajo thirri shërbimin rreth orës 5 pasdite, por dikush nuk ishte në dispozicion për t’i martuar deri të nesërmen. Kështu, ajo u tha atyre:

Epo, kjo nuk është ajo që po reklamoni.

Zyrtari nga faqja e internetit shpjegoi se ai ishte jashtë vendit atë ditë, por se do të vinte të takohej me çiftin brenda dy orësh nëse ata ishin të gatshëm të “paguanin ekstra”. Aktorja tha se ata ranë dakord dhe nuk i thanë askujt për këtë gjë.

Rikujtojmë se Plaza dhe Baena fillimisht filluan të takoheshin në vitin 2011 dhe që atëherë kanë vazhduar të bashkëpunojnë në një sërë projektesh, duke përfshirë filmat ‘Life After Beth’ dhe ‘The Little Hours’, në të cilat ajo luajti dhe Baena shkroi dhe drejtoi.