Celebrities Film & Tv Showbiz

Cila është gjëja më e mirë e të qënit i martuar me Blake Lively? Aktori Ryan Reynolds jep përgjigjen epike!

Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë ndoshta një nga çiftet më të famshme të Hollywood-it. Ata shquhen shpesh për dashurinë që tregojnë për njëri-tjetrin dhe sigurisht për një sens të mirë humori. Gjatë një interviste të bërë së fundmi, Reynolds ka treguar se cila është gjëja më e mirë e të qënit i martuar me Blake Lively.

Përgjigjja e tij nuk pritej nga publiku. Ai mendoi për të gjitha herët që bashkëshortja e tij e ka ndihmuar në punë.

Unë shkruaj linjat në shumicën e filmave të mi. Ky ka qenë një mekanizëm mbrojtës për mua për një kohë të gjatë. Ndonjëherë më njihen kreditet, ndonjëherë jo. Ka pasur shumë skenare të mirë që kam bërë, që në të vërtetë ka qenë e gjitha punë e Blake. Ajo do t’a merrte situatën në dorë, do të kapte lapsin dhe letrën në dorë dhe thoshte: “Si mendon për këtë ide?” Dhe unë mendoja me vete ‘kjo është e jashtëzakonshme’.

Më pas ai shtoi:

E dini, është shumë argëtuese. Nuk e di. Mbase sepse ka seksizëm të natyrshëm në këtë biznes. Mund të them se shumë herë do të thoja: “Ajo e shkroi atë. Blake e shkroi atë. Nuk isha unë, ishte ajo.” Dhe përsëri edhe pas kësaj, çdokush përsëriste historinë sikur e kisha shkruar unë. Pra, ajo është personi më i talentuar, më i hiperaktiv në këtë industri kaq të çuditshme të argëtimit që ne punojmë.

Aktoi tha gjithashtu se ajo e ka ndihmuar shumë në filmin “Deadpool”, madje në të gjitha filmat që kanë arritur një sukses të madh. Por sidoqoftë, nuk kishte si të mungonte një koment epik nga ana e tij.

Përveç kësaj, nuk ankohem as për seksin.