Horoskopi Lifestyle Love & Sex

Cila është shenja e zodiakut që ju zgjon pasionin?

Sado që ju mund të keni dëshirë që seksi të ishte një përvojë pasionante, që t’ju lërë pa mend dhe të jetë mjaft tërheqëse mund të ndodhë që të kthehet edhe në një përvojë të keqe pasi mungesa e kimisë dhe e përputhshmërisë mund të ndikojë. Duke u bazuar tek horoskopi dhe tek astrologjia është shumë e thjeshtë që ju të krijoni një ide dhe të jeni seksualisht të pajtueshm më një përson.

Astrologjia mund të duket e komplikuar por ka shumë mënyra për ta vlerësuar një marrëdhënie, mënyra më e lehtë është që ta shikoni në aspektin e distancës pasi shenjat të cilat janë larg njëra-tjetrës me katër shenja ndërmjet kanë një përputhje dhe krijojnë një super kombinim së bashku. Kjo përputhje mund të ketë një energji e cila buron natyrshëm nga të dy partnerët. Ja se me cilën shenjë jeni më të pajtueshëm në shtrat plus disa këshilla të dobishme se si t’i pëlqeni vërtet secilës shenjë.

Dashi – Luani

Dashi ka dëshirë që ti bëjë gjërat mjaft aventureske në dhomën e gjumit, kështu që kur ato shoqërohen me një luan i cili është pasionant dhe karizmatik rezultatet do të jenë thjesht shpërthyese. Si mund ta kënaqni një dash? Mjafton që ju të jepni sugjerime se sa të egër dhe sa të gatshëm jeni për të shkuar në dhomën e gjumit dhe lërini ata më pas që të marrin drejtimin. Një Dashi tipik i pëlqen të jetë në krye dhe nuk kanë aspak frikë nga aventurat seksuale.

Demi – Virgjëresha

Një partner i cili dëshiron gjërat sensuale dhe të ngadalëta demi mund të krijojë me Virgjëreshën një lidhje seksuale shumë të mirë. Kjo shenjë preferon që të marrë kohën e caktuar për të përsosur zanatin e tyre dhe për t’u siguruar që përvoja të jetë plot kënaqësi. Si mund ta kënaqni një dem? Nëse arrini që të krijoni atmosferën e duhur dhe mjaft magjike ku nuk mungojnë as muzika as qirinjtë dhe pse jo dhe masazhet relaksuase atëherë ju i keni rënë pikës.

Binjakët- Peshorja

Binjakët preferojnë që t’i mbajnë gjërat argëtuese dhe mjaft flirtuese në dhomën e gjumit, dhe kur janë nën shoqërinë e një peshoreje, bisedat e pista dhe ngacmimet verbale do të rrjedhin lirshëm. Kjo do t’i mbajnë të dyja shenjat që të kenë një tërheqje fizike shumë të fortë. Si mund ta kënaqni një binjak? Në qoftë se ju arrini që në dhomën e gjumit t’i mbani gjërat mjaft të gjalla dhe tërheqëse nëpërmjet lojërave atëherë binjakët do të arrijnë që t’i bëjnë realitet të gjithë fantazitë e tyre seksuale.

Gaforrja- Akrepi

Në mënyrë që një Gaforre të lëshojë vërtet veten në dhomën e gjumit, ata duhet të ndihen të sigurt dhe të lidhur emocionalisht me partnerin e tyre. Pavarësisht reputacionit të akrepit si një nga shenjat më joshëse dhe më nxitëse nga seksi ata gjithashtu preferojnë të ndiejnë një lidhje të thellë me partnerin e tyre dhe dyshja perfekte mund të jetë vetëm më një Gaforre. Si mund ta kënaqni një gaforre? Një gaforre është gjithmonë shumë e mbyllur dhe preferon që të ndihet komforte gjatë mardhënies seksuale kështu që mundohuni që çdo gjë ta mbani private.

Luani – Shigjetari

Luanët kanë një dëshirë të fortë seksuale dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes kudo që të jetë e mundur, veçanërisht në dhomën e gjumit. Një shigjetar i dashur do të jetë gjithmonë në gjendje që ta bëjë luanin të ndihet seksi dhe të veçantë.Si mund ta kënaqni një Luan? Tregojini çdo gjë në lidhje me dëshirat tuaja seksuale dhe ata do të jenë të gatshëm që ta bëjë realitet për t’ju kënaqur.

Virgjëresha- Bricjapi

Virgjëresha preferon që t’i mbajë gjërat të thjeshta në shtrat, por kjo nuk do të thotë se ata nuk duan të kënaqen në maksimum dhe një bricjap i duruar dhe pasionant mund t’i japë atë që duan . Si mund ta kënaqni një virgjëreshë? Inkurajimi dhe pasja e një jete seksuale mjaft të shëndetshme do ta bëntë një virgjëreshë që gjithmonë ta gjente kohën për seks.

Peshorja – Ujori

Peshorja pëlqen të stimulohet mendërisht qoftë përmes artit, muzikës, ushqimit të mirë, apo edhe ndonjë bisede interesantë dhe të pisët. Megjithëse ujori mund të duket emocionalisht i shkëputur ndonjëherë ata janë partnerë të mëdhenj që mund ta bëjnë seksin interesant dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë një peshore. Si mund ta kënaqni një peshore? Peshoret mund të jenë emocionalisht intensive me partnerët e tyre dhe kjo mardhënie shpesh do të gjendet kudo në dhomën e gjumit ku peshoret do të duan t’ju çmendin por kujtojuni atyre se jeta seksuale më e mirë duhet që të ketë gjithmonë një ekuilibër të shëndetshëm mes të dy partnerëve që kënaqin njëri-tjetrin.

Akrepi – Peshqit

Joshësi më i madh i të gjitha shenjave akrepi është i njohur si jashtëzakonisht erotik dhe madje edhe pak i çuditshëm. Me pak fjalë një akrep jep maksimumin në një lidhje kur e shikon që me parnterin ekziston realisht një përputhje. Peshqit janë mjaft të ndjeshëm dhe romantikë prandaj  së bashku mund të ishin perfekt. Si mund ta kënaqni një akrep? Ata duan që gjithmonë t’i shtyjnë partnerët e tyre në ekstrem. Biseda provokuese, video-t, vendet të ndryshme, shumëllojshmëria do të sjellë sa më shumë seks dhe aq më mirë.

Shigjetari – Luani

Shigjetari është spontan dhe i pëlqen që të provojë gjëra të reja, veçanërisht nëse kjo do të përkthehej  me eksperimentim në shtrat. Ata preferojnë që të shoqërohen me një luanin krijues dhe argëtues, i cili nuk ka frikë të sugjerojë gjëra të reja. Si mund ta kënaqni një shigjetar? Vendet misterioze dhe aventureske do ta bëjnë mjaft tërheqëse dhe intimiduese mardhënien seksuale.

Bricjapi – Demi

Bricjapi mund të jetë pak i rezervuar, kështu që ata kanë nevojë për një partner seksual i cili mund t’i ndihmojë ata të hapen dhe të dalin nga guaska e tyre seksuale. Demi sensual e di vlerën e ngadalësimit të gjërave dhe mund të përdorë fuqinë e tij për ta bërë një bricjapin të çmendet. Si ta kënaqësh një bricjap? Si parnter i një bricjapi, ju duhet t’i inkurajoni  dhe ata të jenë më demonstrues. Bëni një dush, largojeni mendjen nga puna dhe lidhni pikat seksuale për bricjapin tuaj, por qëndroni të matur.

Ujori – Binjakët

Ujorët mund të mos jenë më “qejflinjtë” në jetën e tyre seksuale, por kjo nuk do të thotë se ata nuk e shijojnë atë. Një binjak llafazan, super i sinqertë mund ta ndihmojë ujorin të hapet dhe t’u mësojë atyre se komunikimi në shtrat nuk ka arsye pse të jetë i vështirë. Si mund ta kënaqni një ujor?  Ndiqni intuitën e tyre dhe shijoni eksperimentet e zjarrta dhe seksuale që do të marrin jetë me partnerin tuaj.

Peshqit – Akrepi

Peshqit romantikë dhe sensualë duan që të kenë pranë tyre nje partner si akrepi i cili është pasionant, shumë seksual dhe mjaft i zoti me detyrat që merr përsipër.Si mund t’i kënaqni peshqit? Mjafton që mardhënien seksuale ta ktheni në hyjnore pasi ata njihen si shenja më krijuese e horoskopit . Ata e dashurojnë artin e joshjes dhe kthimin e  ëndrrave të tyre seksuale në realitet.