Health & Beauty

Cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin menstrual?

Nëse nuk e dinit, çdo ndjenjë apo shprehi e jona e përditshme ndikon në organizmin tonë dhe shkakton ndryshime të mëdha në lidhje me trupin dhe menstruacionet tona.

Ndonjëherë ndodh që të shqetësohemi rreth arsyeve të ndryshme se pse mund të kemi vonesë të periodave. Shpesh herë kjo na krijon stres apo na prish plane të shumta.

Zbuloni tani tre nga faktorët kryesorë se pse periodat tuaja janë të çrregullta dhe nuk arrini dot në një balancë të tyre.

Stresi

Nē vonesën e periodave tuaja mund të ndikojë gjendja juaj emocionale, në këtë rast stresi. Mund të jetë i shkaktuar nga faktorë të ndryshëm por me shumë rëndësi. Plot situata mund të kenë ndodhur, dikush shumë i afërt me ju është sëmurë, ndarja nga partneri, ikja nga puna apo thjesht mendimet e tepërta. Stresi ndikon në atë pjesë të trurit që quhet hipotalamus, rregullon hormonet në trup, si dhe ciklin, i cili mund të bëhet i parregullt, por rrjedhja e gjakut mund të jetë më e madhe apo shumë e dobët.

Udhëtimet

Shpesh herë ndodh që arsyeja e vonesës së periodave të jetë udhëtimi, e sidomos nëse është i gjatë. Pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja janë disa simptoma që shkaktohen nga nga udhëtimi nëpër zona të ndryshme kohore. Diçka e tillë mund të bëjë që cikli të zgjatë apo të shkurtohet më shumë. Gjithsesi, situata duhet të normalizohet pas ditës së dytë apo tretë.

Pagjumësia

Trupi në mënyrë që të funksionojë siç duhet, sigurisht do kohën e pushimit që ndonjëherë nuk del mjaftueshëm. Gjumi i pakët shkakton rënie të imunitetit, luhatje të shpeshta humori, lodhje e shumë të tjera që çojnë në vonesë të ciklit menstrual.
Kujtojmë se trupi i njeriut ka nevojë për 7 apo 9 orë gjumë për të funksionuar siç duhet. Ndryshoni rutinën nëse mundeni për të patur një jetesë të shëndetshme.