Aktualitet Gossip Politikë

Çiljeta Xhilaga ‘tradhëton’ PD?!

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga “tradhton” Partinë Demokratike dhe i bashkohet fushatës së socialistëve të Tiranës, me drejtues politik kryebashkiakun, Erion Veliaj.

Çiljeta është shfaqur sot në Kavajë me Erion Veliajn dhe është shprehur se ndoshta shumë persona mund të jenë habitur që e shohin atje, me të, por “Lali Eri i ka fituar zemrën”. “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë. Ma ke fituar zemrën dhe mua”, -tha ndër të tjera këngëtarja.

Ajo i këshilloi të rinjtë që t’i bëjnë gjërat me zemër dhe ta vendosin atë në pasionet dhe ëndërrat e tyre.

Ndoshta shumë nga ju habiten që më shohin sot këtu. Unë dua të them vetëm dy fjalë: Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë. Ma ke fituar zemrën dhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri, me një zemër të madhe. Të paktën mesa e kam njohur unë kohët e fundit nga afër.

Unë sot jam si Çiljeta, si artiste. Sot te ju shoh veten time përpara shumë vitesh kur kisha ëndrra dhe pasione. Ajo këshillë që do ju jepja: vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja sepse ajo do zgjoj çdo gjë.  Kush e sheh veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, kjo ishte këshilla ime: Ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron”, tha këngëtarja.

E njohur për mbështetjen ndaj PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, mesa duket këngëtarja e njohur ka vendosur të ndryshojë drejtimin e saj politik.