Bota

“COVID-19 nuk është më e keqja e mundshme”, flet prodhuesi i vaksinës “Pfizer”!

“Virusi SARS-Cov-2 nuk është pandemia më e keqe e mundshme”. Kështu është shprehur në një intervistë për “Bloomberg”, Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i kompanisë “BioNtech”, që krijoi së bashku me “Pfizer” vaksinën e parë kundër COVID-19, të certifikuar nga Bashkimi Evropian. Sahin u shpreh se:

Bota duhet të përgatitet për një pandemi të radhës, COVID-19 nuk është pandemia më e keqe e mundshme. Pandemitë e ardhshme mund të jenë me pasoja akoma dhe më të rënda.

Për këtë arsye, doktori me origjinë turke thekson se objektivi i kompanive farmaceutike dhe qeverive është që të imunizojë të gjithë popullsinë brenda 3 muajve të ardhshme. Rikujtojmë, se Kryeministri Edi Rama theksoi se është marrë garanci për 30 mijë vaksina të tjera “Pfizer” që pritet të vijnë në muajin Prill. 

Gjjithashtu, ditën e sotme “AstraZeneca” ka këmbëngulur në sigurinë e vaksinës së saj anti-COVID. Gjigandi farmaceutik thekson se nuk ka prova të një rreziku të rritur për mpiksje të gjakut.