Ishte lajmëruar se do të shtyhej ardhja e vaksinave, Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse vaksinat “Pfizer” mbërritën në Shqipëri bashkë me të. Kryeministri theksoi se përpos dozave të djeshme është marrë garanci për 30 mijë vaksina të tjera “Pfizer” që pritet të vijnë në muajin Prill.
Ndodhi ajo që o do vijnë sot, o do vijnë sot. Unë vërtetë jam lypësi më i madh por nuk jam lypës që kthej faqen tjetër. Jo vetëm ndodhi ajo por si rezultat i asaj ndodhi dhe tjetra. Morëm dhe angazhimin për 30 mijë vaksina të tjera nga “Pfizer”në muajin Prill.
Ndër të tjera kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit, si përgatitje nëse vendet e tjera e vënë kusht udhëtimi.
Ne disponojmë falë revolucionit dixhital një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit.
Rama bëri të ditur sot se deri më tani, 95% e shërbimeve jepen online. Sipas tij, kjo iu ka kursyer shqiptarëve 4 milionë euro dhe 472 vjet pritje në radha. Shefi i qeverisë shtoi se nëse nuk do të ishte e-Albania, vendi ynë ta përballonte ndryshe pandeminë.
Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë.
Të infektuarit me COVID-19 të izoluar në shtëpi, nuk do të votojnë më 25 prill. Deklaratën e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi e rikonfirmoi sot kryeministri Rama.
Do të bëjmë të njëjtën gjë si vendet e tjera për të testuarit pozitivë që nuk janë negativizuar e duhet të qëndrojnë në shtëpi. Njerëzit janë të parët që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna sheqetësuese post-elektorale në aspektin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes
Rama tha se është vaksinuar për të dhënë shembullin e besueshmërisë, por shtoi se mendon se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit.
Unë jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë. Nuk është për të siguruar veten. Unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare. Kaq e thjeshtë është.