Celebrities Gossip Showbiz sport

Cristiano Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventus!

Juventusi humbi një çështje arbitrazhi kundër ish-yllit të tyre Cristiano Ronaldo, kështu që ata zyrtarisht i detyrohen sulmuesit portugez gati 10 milionë euro plus interesat. Ronaldo kishte filluar një betejë ligjore me ish-klubin e tij mbi 19.5 milionë euro në pagat e papaguara, si rezultat i dy manovrave të pagave të përfunduara gjatë pandemisë COVID-19. Juventus kishte bërë marrëveshje private me Ronaldon dhe futbollistët e tjerë, duke shtyrë pagesën e pagave të tyre, por klubi nuk informoi FIGC-në dhe nuk raportoi manovrat në pasqyrat e tyre financiare.

Megjithatë, gjykata e arbitrazhit ka vendosur që Ronaldo dhe Juventus të ndajnë përgjegjësinë, kështu që bardhezinjtë do të paguajnë vetëm gjysmën e pagës së papaguar prej 19.5 milionë euro, plus interesin. Rikujtojmë, se hoteli Grand Plaza, ku u komodua kombëtarja portugeze për ndeshjen me Slloveninë, ka vendosur të nxjerrë në ankand shtratin në të cilin ka fjetur kampioni portugez.

Bleni krevatin në të cilin ka fjetur Cristiano Ronaldo disa ditë më parë. Tani është e mundur.

Hoteli Grand Plaza, në bashkëpunim me kompaninë mediatike POP TV, ka njoftuar se do të nxjerrë në ankand shtratin e Ronaldos dhe të ardhurat që do të sigurohen do të shkojnë për bamirësi. Ronaldo së fundmi ka fituar një tjetër çmim duke lënë pas emra si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Në janar të vitit 2023, Ronaldo u bë lojtari i parë i kalibrit të tij nga Evropa që u transferua në Arabinë Saudite.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Manchester United për të nënshkruar me ekipin e Superligës së Arabisë Saudite, Al Nassr. Gjatë afatit kalimtar të verës, shumë lojtarë të tjerë me emër nga Evropa u transferuan në Arabinë Saudite, duke përfshirë Karim Benzema, Roberto Firmino, Neymar, Fabinho dhe N’Golo Kante.