Celebrities Gossip Showbiz

Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje vilën luksoze në Angli!

Marrëdhënia mes yllit portugez Cristiano Ronaldos dhe Manchester United mund të themi se nuk u mbyll dhe aq mirë dhe për këtë arsye futbollisti ka vendosur të ndërpresë çdo lidhje të tijën me ishullin britanik, teksa ka vënë në shitje vilën e tij lukzose në Cheshire, e cila gjendet në një zonë pasanikësh.

Kompania që e ka nxjerrë në shitje vilën ka treguar se ajo ka 7 dhoma gjumi dhe 6 banja. Fituesi 5 herë i “Topit të Artë”. Vila është e pajisur me një fushë tenisi, një pishinë, palestër, sauna, si dhe një sallë kinemaje. Vila ka gjithashtu 3 dhoma pritje për miqtë, 1 qilar vere dhe 1 shtëpizë të vogël me 3 dhoma gjumi, si dhe një garazh për 4 makina dhe kushton “vetëm”, 5.5 milionë paund.

Rikujtojmë se së fundmi Al Nassr mposhti 2-1 Al Tawoon, përballje që u transmetua në SuperSport. Cristiano Ronaldo ishte protagonist te dy golat e skuadrës së tij. 37-vjeçari portugez dhuroi dy asistet e para në kampionatin e Arabisë Saudite, aty ku Al Nassr ndan kreun me Al Ittihad dhe Al Shabab.

Risjellim në vëmendje se një avokat në Las Vegas është gjobitur me 335 mijë dollarë pasi kërkoi nga gjykatat amerikane që të detyronin Cristiano Ronaldon të paguante miliona dollarë, më shumë se 375 mijë dollarë që ai i pagoi një gruaje nga Nevada, e cila pretendoi se ylli portugez e përdhunoi në Las Vegas në vitin 2009.