Celebrities Gossip Music

Daddy Yankee vjen me një lajm të keq për të gjithë fansat e tij!

Daddy Yankee, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës reggaeton, ka njoftuar së fundmi se do të tërhiqet pas 32 vitesh nga industria e muzikës. Këngëtari në një deklaratë të postuar në YouTube tha se:

Kjo garë, e cila ka qenë një maratonë, më në fund sheh vijën e finishit. Tani do të shijoj atë që të gjithë ju më keni dhënë. Njerëzit thonë se unë e bëra këtë zhanër në mbarë botën, por ishit ju që më dhatë çelësin për të hapur dyert.

Ai do t’u japë lamtumirën fansave të tij me një turne dhe album të fundit, “Legendaddy”, që do të dalë më 24 mars.

Unë do t’ju jap të gjitha stilet që më kanë përcaktuar në një album. “Legendaddy” është luftë, është festë, është romancë.

Kënga e tij hit ‘Gasolina’ është një nga të cilat i mbijeton çdo kohe dhe çdo trendi. Yankee ka 32 vite që merret me muzikë. Ai nuk kishte nxjerrë një album që nga ‘Prestige’ e 2012-ës, por vazhdoi të bënte këngë, duke përfshirë “Problema”, të cilin e interpretoi në Jimmy Kimmel Live! dhe ‘Good Morning America’ në 2021. Ai gjithashtu bashkëpunoi me Katy Perry-n në “Con Calma” të vitit 2019. Mos të harrojmë edhe hitin “Despacito”, bashkëpunimi i tij i vitit 2017 me Luis Fonsi.