Showbiz

Despacito ‘zhduket’ nga Youtube

Hiti i padiskutueshëm i Luis Fonsi dhe Daddy Yankee vetëm pak ditë më parë arriti shifrën më të madhe të shikueshmërisë, duke e bërë “Despacito-n” videon më të klikuar në Youtube.

Fatkeqësisht kjo këngë është fshirë nga kanali i Youtube pasi është ‘hakuar’. Në sërë ‘hakimesh’ i kanë ndodhur edhe artistëve të tjerë të famshëm si Drake, Selena Gomez, Shakira apo Taylor Swift.

Videot e tyre kanë qëndruar të paklikueshme për orë të tëra dhe në fund janë rikuperuar së bashku me klikimet e mbledhura ndërkohë që identitetet e hakerave ende nuk janë zbuluar.