Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj arrijnë suksesin e tyre të parë me “Copa Copa”!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Së fundmi Dafina ka publikuar projektin e fundit muzikor, një bashkëpunim me artistin shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj, i cili titullohet “Copa copa”. Një bashkëpunimi tillë nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku nuk mund mos kishte sukses dhe kjo duket, pasi vetëm brenda 1 dite nga publikimi kënga ka kaluar 1 milion klikime.

Gjithmonë Dafina dhe Dj Geek qëndrojnë shumicën e kohës bashkë, kjo ndodh edhe për shkak të punës së përbashkët, por edhe janë gjithmonë aty për të mbështetur njëri-tjetrin. Të gjithë kanë qenë kurioz për faktin se sa xheloz janë ata me njëri-tjetrin e për këtë Dafi na e ka shuar pak kureshtjen me një nga postimet e fundit në Instastory, ku me anë të një ‘meme’ na ka treguar mënyrën se si burri i saj duhet të takoj gratë e tjera. Me këtë postim këngëtarja na ka lënë të kuptojmë se është shumë xheloze për partnerin e saj.