Celebrities Gossip Showbiz

A është Dafina Zeqiri xheloze? Këtë na e zbulon vetë këngëtarja!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Gjithmonë Dafina dhe Dj Geek qëndrojnë shumicën e kohës bashkë, kjo ndodh edhe për shkak të punës së përbashkët, por edhe janë gjithmonë aty për të mbështetur njëri-tjetrin. Të gjithë kanë qenë kurioz pë faktin se sa xheloz janë ata me njëri-tjetrin e për këtë Dafi na e ka shuar pak kureshtjen me një nga postimet e fundit në Instastory, ku me anë të një ‘meme’ na ka treguar mënyrën se si burri i saj duhet të takoj gratë e tjera. Me këtë postim këngëtarja na ka lënë të kuptojmë se është shumë xheloze për partnerin e saj.

Duket se artistja nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe sapo publikoi surprizën e saj të radhës në bashkëpunimin me mikun dhe kolegun e saj në ‘Moneyz Team’ na paralajmëroi për këngën e radhës. Teksa së fundmi ka zbuluar se do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Alban Skënderaj, së fundmi ka ndarë me ne një postim ku në disa nga fotot shfaqet bukuroshja me një imazh të turbullt, por make up-i profesional dhe veshja e saj na ngre dyshimet se mund të jetë momente të shkrepura gjatë xhirimit të videoklipit edhe pse artistja nuk ka zgjedhur të zbulojë asgjë.