Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri shtatzënë? Këngëtarja shtron pyetjen e çuditshme…

Në janar të këtij vitit, këngëtarja Dafina Zeqiri e ka pranuar publikisht rikthimin e saj me Dj Geek. Çifti shpeshherë publikon fotografi në rrjete sociale dhe dedikojnë fjalët më romantike njëri-tjetrin.

https://www.instagram.com/p/CPgT07FhR1l/

Ditën e sotme, Dafina ka bërë një pyetje të çuditshme në Instastory dhe ka habitur të gjithë ndjekësit. Teksa shfaqte në një video barkun e saj në një restorant krah të dashurit të saj, ajo shtron pyetjen, është fëmijë apo ushqim?

Kjo ka qenë një shaka nga ana e këngëtares, megjithatë nuk do të ishte çudi nëse do të dëgjonim për ndonjë pjesëtar të ri në familjen e tyre të vogël, pasi tanimë ata janë një çift i konsoliduar.

Ndërkohë, kujtojmë se çifti treguan ndarjen e tyre publikisht duke u shprehur se do të ruanin marrëdhënien shoqërore, por mesa duket është e shkruar për ta të jenë bashkë!

Së fundmi, Dafina ka publikuar këngën “Pa ty”, e cila po korr një sukses shumë të madh. Në vetëm një javë nga publikimi kënga ka arritur të marrë mbi 7 milion klikime dhe të zërë vendin e parë në listën e ‘Top Awards’.

Ndërkohë, nëse nuk ndaloni së kënduari “pa ty, pa ty” mund të vazhdoni të votoni në ‘Top Awards”, në mënyrë që Dafina të kryesojë në TopList edhe këtë javë.

19/06/2021