Gossip Showbiz

Dalin në pah detajet tronditëse…një pedofil bëhet shkak i ndarjes së Bill Gates nga Melinda?!

Pas 27 vitesh bashkëjetesë, themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, u nda nga gruaja e tij, Melinda Gates. Këtë e ka njoftuar vetë manjati amerikan nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.

Së fundmi, është bërë e ditur se Melinda Gates është zyrtarisht një miliardere pasi Bill Gates transferoi aksione me vlerën e më shumë se 2 miliardë dollarëve ish-gruas së tij. Duket se vetëm disa ditë pasi njoftuan se do të divorcoheshin, ish-çifti ka filluar procesin e ndarjes së pasurisë së tyre.

Së fundmi është bërë e ditur gjithashtu se ish-bashkëshortja e Bill Gates, Melinda kishte nisur konsultimin me avokatët e saj për divorc nga Bill në tetor të vitit 2019, pothuajse në të njëjtën kohë kur shoqëria e burrit të saj me financierin, Jeffrey Epstein po vihej në dyshim.

Melinda tha në 2019 se martesa e saj ishte ‘prishur në mënyrë të pakthyeshme’ dhe kishte punuar me avokatët që nga ajo kohë për t’u përgatitur për t’i dhënë fund martësës së saj, sipas “The Wall Street Journal”.

Bill Gates kishte fluturuar me Epstein nga New Jersey në Palm Beach, Florida, që nga viti 2013, katër vjet pasi Epstein pasi ishte akuzuar se rekrutonte të mitura nën 18-vjeçe për akte seksuale. Melinda ishte shqetësuar për marrëdhëniet e burrit të saj me pedofilin që nga viti 2013.

Ajo kishte qenë duke biseduar me avokatin e divorcit në New York, Robert Stephan Cohen që në tetor 2019. Ishte po atë muaj që “New York Times” raportoi se Bill ishte takuar me Epstein disa herë, dhe një herë qëndroi vonë në shtëpinë e tij në New York.

“DailyMail.com” në atë kohë gjithashtu raportoi fluturimin, duke përmendur edhe të dhënat. Një zëdhënëse e Gates tha në atë kohë se takimet ishin përqendruar në filantropi. Ndërkaq, Bill dhe Melinda ishin takuar me Epstein në 2013, dhe Melinda thuhet se i tha Bill se i dukej i frikshëm dhe nuk mendonte se ata duhej të takoheshin më.

Në ato kohë, Epstein u dënua me 18 muaj burg për akuza për krime seksuale. Pavarësisht shqetësimeve të Melinda-s, Gates dhe disa persona nga stafi i fondacionit të tyre “Bill & Melinda Gates” mbajtën lidhje me Epstein, i cil vrau veten në burg në gusht të 2019, ku po priste akuza të tjera të rënda seksuale.

Pas ekspozimit fillestar të takimeve të tij, Gates në shtator 2019 i tha “The Wall Street Journal”:

Unë u takova me të. Unë nuk kam pasur asnjë marrëdhënie biznesi apo miqësie me të.