Celebrities Gossip Showbiz

Epo divorci ka dhe benefite, Melinda Gates zyrtarisht një miliardere!

Pas 27 vitesh bashkëjetesë, themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, u nda nga gruaja e tij, Melinda Gates. Këtë e ka njoftuar vetë manjati amerikan nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’. Nuk kemi dyshime që pas këtij lajmi të shumta janë gratë që duan të zëvendësojnë ish-gruan e tij, Melinda-n. Së fundmi, ka qenë këngëtarja serbe Neda Ukraden e cila ka lënë një koment në një nga postimet e Gates në Instagram duke i shprehur se dëshiron të plaket me të.

Në divorcin e Melinda dhe Bill Gates, ndarja e pasurisë së tyre nuk ka gjasa të shkaktojë tërbim. Ata janë zotuar publikisht që pjesën më të madhe të pasurisë së tyre t’ia japin filantropisë. Por një tjetër arsye që divorci i tyre ka të ngjarë të jetë pa dramë mund të jetë fakti që ata tashmë kanë një kontratë ndarjeje. Ditët e fundit në media po aludohet se shkaku i ndarjes së dyshes është përkthyesja 36-vjeçare, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates.

Së fundmi, është bërë e ditur se Melinda Gates është zyrtarisht një miliardere pasi Bill Gates transferoi aksione me vlerën e më shumë se 2 miliardë dollarëve ish-gruas së tij. Duket se vetëm disa ditë pasi njoftuan se do të divorcoheshin, ish-çifti ka filluar procesin e ndarjes së pasurisë së tyre. Kjo është transferta e parë që do të bëhet tek çifti, si pjesë e ndarjes për shkak të divorcit.

Themeluesi i Microsoft është njeriu i katërt më i pasur në botë, me një pasuri prej 130 miliardë dollarësh.

Melinda Gates, një filantropiste dhe aktiviste për fuqizimin e grave, mund të jetë gati të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar në 73 miliardë dollarë. Divorci i një prej çifteve më të famshme në botë nuk është finalizuar ende në gjykatë ndonëse ata tashmë janë marrë vesh për ndarjen. Ndërkohë, siç është bërë e ditur, Bill i ka dhënë Melindës aksione në vlerë prej 1,5 miliardë dollarësh në Kompaninë Kombëtare të Hekurudhave në Kanada. Ai po ashtu i ka dhënë asaj aksione në vlerë prej 300 milionë dollarësh në “Auto Nation”.

Çifti ka pasuri të pafundme të tilla si shtëpi të shumta luksoze, duke përfshirë rezidencën e tyre 66,000 metra katrorë në Medina, Uashington, me një vlerë prej 130.88 milionë $. Ata gjithashtu kanë një shtëpi në Del Mar, Kalifornia, me një vlerë prej 43 milionë dollarë dhe prona të tjera në Florida dhe Amerikën Qendrore. Avionë privatë, makina luksoze dhe më shumë të mira të tjera materiale. Gates është gjithashtu një nga aksionarët më të mëdhenj të “Microsoft”. Rikujtojmë, se Gates dhe Melinda u takuan për herë të parë në 1987 ndërsa punonin në “Microsoft” dhe u martuan në Hawaii në 1994, vetëm një vit para se Bill të bëhej zyrtarisht njeriu më i pasur në botë.