Aktualitet Bota

Bill Gates i jep fund martesës së tij 27-vjeçare…

Pas 27 vitesh bashkëjetesë, themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, është ndarë nga nga gruaja e tij, Melinda Gates. Këtë e ka njoftuar vetë manjati amerikan nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.

Gates shprehet se si çift kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore. Ata kanë kërkuar privatësi për familjen e tyre, derisa të fillojnë jetën e re.

Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re.

Rikujtojmë, se Bill Gates ka parashikuar fundin e vitit 2022 si kohën më të mundshme që bota t’i rikthehet normalitetit nga pandemia koronavirus. Gates ndërkaq është bërë pronari i një jahti pak kohë më parë dhe ka shpenzuar për të plot 600 milionë euro.