Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Dalina Buzi komenton banorët e BBV: “Olta Gixhari më ka zhgënjyer!”

Eftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pikërisht lidhur me këto situata të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. Lidhur me sjelljen e Oltës, Dalin është shprehur e zhgënjyer.

Olta më ka zhgënjyer pak. E kam shoqe, kemi njohje të vjetër. Kemi qenë në tavolina gallatash, nuk kemi jetuar bashkë. Aty më ka zhgënjyer sepse është treguar shumë naive në lojën e saj. Një lojë që ngacmon konkurrentët e dobët, shumë emocionale. Nuk është lider ajo. Ka krijuar lider me përkëdheljet e saj, me tipin që ka. Ata janë njerëz shumë inferior, prandaj ajo është bërë lider padashur. Por ajo nuk ka aftësi shumë të mëdha lidershipi.