Celebrities Gossip Showbiz

“Ti nuk e fiton kurrë këtë ‘Big Brother’…”/Olta debaton ashpër me Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Që pas ‘Prime’-t ku ndodhi e gjithë kjo situatë shumica e banorëve i janë vënë kundër, një prej tyre është edhe Olta Gixhari. Gjatë gjithë këtyre ditëve ironitë dhe lojërat nuk kanë munguar, por së fundmi ajo i ka thënë Luizit se:

Po nuk dal unë o burrë. Nuk dal unë, sa të jesh ti në këtë shtëpi unë nuk dal. Kur të dalësh ti atëherë po mund të dal unë. Në qoftë se ti del këtë javë atëherë unë do të filloj të frikësohem që mund të dal edhe unë. Sa të jesh ti në këtë shtëpi Luiz unë nuk dal. Ti nuk e fiton kurrë. Unë nuk të konsideroj fare si lojëtar ty more. Ta kam thënë dhe është e disata herë që po ta them. Ti nuk e fiton kurrë këtë “Big Brother” këtë mblidhe mirë.