Gossip Love & Sex Showbiz

Dashuria kërkon sakrifica dhe këtë gjë Rita Ora e di shumë mirë prandaj ja çfarë ka vendosur të bëjë!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka vendosur të shkëputet nga Britania e Madhe dhe të transferohet përgjithmonë në Los Angeles. Ylli mesa duket mezi po pret një fillim të ri me të dashurin Taika Waititi. Rita thuhet se ka vendosur të zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles pavarësisht se ka shpenzuar 7.5 milionë paund në një pallat me 6 dhoma gjumi në Londrën Veriore gati një vit më parë.

Këngëtarja po pret me padurim një fillim të ri në Los Angeles, pas polemikave në lidhje me shkeljen e rregullave së COVID-it në nëntor të vitit të kaluar. Sipas “The Sun”, Rita u largua nga Mbretëria e Bashkuar menjëherë pasi ndodhi incidenti dhe nuk është kthyer më që atëherë.

Rikujtojmë, se Rita dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, së fundmi tërhoqën vëmendjen e të gjithëve teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad” në Los Angeles. Artistja dhe regjisori i famshëm dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë teatrit të “Regency Village”.

Rikujtojmë gjithashtu, se e ftuar para disa ditësh në “Live From Tirana” drejtoresha e Promocionit Julinda Dhame, diskutoi mbi planet që ka Bashkia e Tiranës. Ajo u shpreh se do të ndërmerren disa projekte që Tirana të rikuperohet nga gjendja e pandemisë dhe që të rinjtë të mund të argëtohen në qytetin e tyre. Shfaqet teatrale dhe kinematë open-air kanë nisur tashmë e do të vazhdojnë të kenë një zvillim të konsiderueshëm.

Gjatë intervistës, Julinda Dhame bëri zbulime rreth projekteve që janë në proces, projekte këto që vërtet ia vlejnë. Do të ketë një numër të madh artistësh të ftuar, ku përfshihen zërat më të mrekullueshëm shqiptar e të huaj. Do të vijnë në Tiranë me koncerte Dua Lipa, Rita Ora dhe Maluma.