Live From Tirana

Drejtoresha e Promocionit Julinda Dhame zbulon artistët që do të vijnë në qytetin e Tiranës, ndër to përfshihen Maluma, Dua Lipa dhe Rita Ora!

E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” ishte drejtoresha e Promocionit Julinda Dhame, e cila diskutoi mbi planet që ka Bashkia e Tiranës. Duhet ta pranojmë se planet ishin vërtet shpresëdhënëse dhe duket se ka ardhur momenti i lulëzimit të qytetit të Tiranës.

Ajo u shpreh se do të ndërmerren disa projekte që Tirana të rikuperohet nga gjendja e pandemisë, dhe që të rinjtë të mund të argëtohen në qytetin e tyre. Shfaqet teatrale dhe kinematë open-air kanë nisur tashmë e do të vazhdojnë të kenë një zvillim të konsiderueshëm.

Një tjetër pikë kyçe ku do të përqëndrohet Bashkia e Tiranës, është ajo e turizmit. Do të organizohen shumë aktivitete jo vetëm me qëllim që të argëtohen qytetarët e Tiranës, por edhe që të qëndrojnë sa më gjatë turistët e huaj në vendin tonë.

Gjatë intervistës, Julinda Dhame bëri zbulime rreth projekteve që janë në proces, projekte këto që vërtet ia vlejnë. Do të ketë një numër të madh artistësh të ftuar, ku përfshihen zërat më të mrekullueshëm shqiptar e të huaj. Do të vijnë në Tiranë me koncerte Dua Lipa, Rita Ora dhe Maluma. Gjithashtu, drejtoresha e Promocionit zbuloi se do të organizohet edhe “Color Day Festival”. Ndërkohë, një artist që nuk është konfirmuar ende, por që ndoshta mund të vijë në Tiranë është Eminem.

Duket se planet e Bashkisë së Tiranës janë tepër të veçanta. Me siguri të gjithë qytetarët janë në pritje të këtyre aktiviteteve dhe të ardhjes së artistëve tepër të talentuar në vendin tonë.