Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Po tani çfarë kanë për të thënë? Rita Ora dhe Taika Waititi shfaqen të kapur dorë për dore në këtë premierë…

Këngëtarja e njohur Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, së fundmi kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa mbrëmjen e kaluar parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad” në Los Angeles.

Artistja dhe regjisori i famshëm dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë teatrit të “Regency Village”. 30-vjeçarja dukej në super formë e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të hapur.

Rikujtojmë, se në fillim të këtij viti, Rita dhe Taika, të cilët nisën të dilnin bashkë që nga muaji mars, i habitën të gjithë kur u fotografuan në momente intime me aktoren Tessa Thompson. Ata po qëndronin në një ballkon teksa shkëmbenin puthje pasionante në buzë me njëri-tjetrin.

Ora dhe Waititi bënë daljen e tyre të parë zyrtare si çift në eventin që Rita organizoi për 4 Korrik. Pas muajsh spekulimesh, gjërat duken se janë serioze mes Rita Orës dhe regjisorit.

Rikujtojmë, gjithashtu se Rita mori pjesë së fundmi edhe në “Los Angeles Art Show” të mbajtur në ‘LA Convention Center Downton’. Ajo u pa e veshur me një bluzë të kaltër, kombinuar me një palë pantallona të purpurta, teksa eci në tapetin e kuq të eventit.

Ndërkaq, bukuroshja ka publikuar javën e kaluar këngën e saj më të re. “You For Me” mban titullin kënga e artistes, e cila vjen në bashkëpunim me DJ-in e famshëm britanik, Sigal.