Celebrities Gossip Showbiz

Dashuria për fëmijën është e paçmueshme, Gjiko ‘gdhend’ në trup vajzën e tij!

Elita dhe Gjiko, një çift shumë i komentuar i showbiz-it tonë janë prindër të një djali me emrin Zëri dhe së fundmi, vogëlushes së tyre që e pagëzuan me emrin, Bota. Shpeshherë Elita dhe Gjiko publikojnë video të tyre shumë ‘funny’, teksa kërcejnë dhe bëjnë sfidat virale të ‘Tiktok-ut’.

Dyshja nuk ngurrojnë asnjëherë të publikojnë momente me fëmijët e tyre, madje edhe me portret. Familja gjithmonë e tregojnë lidhjen e fortë që kanë me njëri-tjetrin dhe së fundmi veprimi i Gjikos na ka emocionuar shumë.

Teksa, reperi ka një tatuazh të pikturuar me pjesëtarët e familjes, ai ka shtuar dhe vajzën e tij Bota Gjikolli, e cila është bërë së fundmi pjesë e familjes.

Vetëm para 4 ditësh, Gjiko publikoi bashkëpunimin me dy reperë të tjerë shumë të njohur, Ledrin dhe Lumi B. Kënga quhet “Ça bone?” dhe duket se është pëlqyer shumë nga ndjekësit e tre artistëve, pasi numëron mbi 1.3 milion klikime në platformën YouTube.

Gjiko nuk i ka të pakta në numër bashkëpunimet e tij me artistë të tjerë e nuk mbeten pas ato me kolege. Në bashkëpunimin e tij me Nora Istrefin dhe Melindën, me të cilat reperi ka patur projekte te mëparshme janë pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Megjithatë, për këngëtarët që janë në një lidhje, gjithmonë është interesi se si reagon partnerja e tyre për bashkëpunimet me kolege artiste. Së fundmi, në një bisedë online me ndjekësit e saj, Elita bashkëshortja e reperit është pyetur nëse e shqetësojnë duetet e Gjikos dhe ajo ka treguar se nuk e ka problem këtë gjë pasi është puna e tij.