Aktualitet

“Më përdhunoi kur isha 7 vjeçe”, flet vajza e 64-vjeçarit shqiptar në arrati në Greqi!

Mediat greke po i bëjnë jehonë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur me tentativën e përdhunimit të një vajze 25-vjeçare greke me aftësi të kufizuara, në zonën e Kypseli. I dyshuari është një 64-vjeçar shqiptar, aktualisht në arrati, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Sipas raportimeve të Protothema-s, ka edhe një dëshmi tronditëse nga vajza e 64-vjeçarit, e cila pretendon se është përdhunuar nga i ati që në moshën 7-vjeçare. Duke folur për televizionin MEGA, rrëfeu se abuzimi ndodhi në shtëpinë e tyre në Shqipëri, kur ishin vetëm.

Kur isha 7 vjeçe, babai më përdhunoi një herë. Nuk e denoncova kurrë sepse kisha frikë. Për vite e mbajta këtë si sekret. Më vonë, kur u përpoqa të përballesha, ai e mohoi dhe tentoi të më paraqiste si të paqëndrueshme mendërisht. Edhe nëna kishte dijeni për atë që ndodhi, por nuk ndërhyri kurrë.

Pjesa më e madhe e familjes i ktheu shpinën pasi vendosi të fliste.

Ndërkohë, rasti më i fundit në Kypseli ndodhi mëngjesin e së dielës, kur dyshohet se 64-vjeçari hyri në banesën ku jetojnë dy motra binjake me aftësi të kufizuara, në mungesë të nënës së tyre. Sipas dëshmisë së kësaj të fundit, ai ngacmoi seksualisht njërën prej vajzave e dhunoi fizikisht tjetrën.

E kthyer nga farmacia, nëna e gjeti burrin mbi vajzën e saj dhe në përpjekje për ta mbrojtur, e goditi me një tigan. Më pas, ai e sulmoi me grusht dhe u largua me vrap nga banesa.